Patrulla e policisë së qarkullimit në Korçë ka dhunuar një 61-vjeçar. Albert Shkëmbi ka qenë pasagjer në një mjet në momentin që e ka ndaluar patrulla e policisë në rrugën Korçë-Maliq, në afërsi të Libonikut.

Patrulla mësohet se i ka kërkuar 61-vjeçarit ta shoqërojë, por ai nuk ka pranuar sepse ishte pasagjer në mjet dhe jo në drejtimin e makinës.
Shkëmbi: Çuam peshkun dhe pimë nga një gotë raki. Patrulla na pa, e kthen ky shoku makinën. E morën ata ke pirë alkool, nuk ke pirë.

Unë isha në makinë. E morën atë dhe mua erdhën dhe më dhunuan. Më thanë çfarë do që ke hipur në makinë. Më goditën dy policët, ky në foto i pari dhe ai tjetri që është shefi i rrugores. Më thoshte çfarë ke, çfarë ke, rri urtë. Dhe prapë më godiste dhe në makinë

.
61-vjeçari po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës dhe ka dëmtime nga goditjet në kokë dhe dorë.

Hetim nga SHÇBA
Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me dhunimin e Albert Shkëmbit. Ndaj policëve ka nisur një hetim nga SHÇBA, ndërsa 61-vjeçari i dhunuar është proceduar për kundërshtim me dhunë të policisë.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL MESHKUJ, SHQIPËRIA MUND KOSOVËN NË BALLKANIADË
Artikulli tjetër‘MË 30 QERSHOR DO TË KETË VËLLAVRASJE, TË KALOHET MBI TRUPAT TANË’! POLICIA SHOQËRON ISH-KRYEDEMOKRATIN E ELBASANIT