Duket se zhurma e krijuar për problemet e korrupsionit në Universitetin e Shkodrës nuk do të ndalet me kaq.

Burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, bëjnë më dije, se hetimet për përfshirje të pedagogëve në afera korruptive vijojnë prej disa muajsh. Hetimet sipas organit të akuzës, përfshijnë jo vetëm prova dhe dëshmi të studentëve, por edhe prova filmike, si dhe regjistrime audio të cilat vertetojnë përfshirjen e një numri të madh të pedagogëve në afera korruptive. Sipas burimeve pranë organit të prokurorisë mësohet se ky proces hetimor ka nisur pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të Shkodrës për abuzime nga ana e pedagogëve. Sipas të dhenave qe i referohen prokurorisë, mesohet se provat e mbledhura konsistojnë edhe në fletë provimi dhe procesverbalë të prezencës në provime, nga ku ka rezultuar se një pjesë e studentëve të cilët janë përfshirë në aferat korruptive nuk kanë qënë fare prezent dhe rezultojnë si kalues në provime repektive. Këto raste po hetohen imtësisht për zbardhjen e plotë të kësaj rrjete të trafikut dhe korrupsionit në universtitet të Shkodrës, citojnë burime nga Prokuroria e Shkodrës. Dy pedagogët e arrestuar së fundmi në universitetin e Shkodrës pasojnë një sërë rastesh të tjera për përfshirje të pedagogëve të USH në skema mashtrimi dhe korrupsioni

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakADEMI: ASNJË PROTOKOLL PËR SAMITIN E DIASPORËS
Artikulli tjetërADEMI: 47 RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE