Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një bilanc të këtyre 4. Ruçi tha se kjo ka qenë legjislatura e hapjes së Kuvendit, legjislatura e përballimit të COVID, e miratimit të ligjeve kyçe për integrimin europian.

“Legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi. Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm në një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendit i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën ne drejtësi.

Gjatë kësaj legjislature u zgjodh KLGJ dhe KLP dhe u mbështeten nevojat. U zgjodhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjodhi ILD dhe mbështeti këtë institucion”, ka thënë Ruçi në fjalimin e tij të fundit, jo vetëm si kryetar i Kuvendit por edhe si politikan pasi u tërhoq në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste.