Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u tregua strikt me respektimin e minutazhit, 20 minuta, të fjalës në interpelancën e thirrur për çështjen e shembjes së teatrit kombëtar. Kjo ndoshta edhe pse për kryeministrin Edi Rama çështja i përket “të pardjeshmes” sepse sipas tij, aktorët e vërtetë kanë dashur një teatër të ri, ndërsa ata që protestojë janë të politizuar.

Mbyllja e mikrofonit shkakoi të qeshura dhe batuta në sallë.

Edhe kryeministri nuk la pa thumbuar Gramoz Ruçin. Interpelancën e nisi me këto fjalë:

“Faleminderit për rikujtesën dhe doja të ndaja dhimbjen me kolegun deputet që kërkoi fjalën e lirë duke I thënë që zyra e kryetarit lajmëroi se për 20 minuta do të ndërpriret fjala,dhe 3 minuta kam replikën, prandaj ta harrosh fjalën e lirë pa kufi këtu sa të jetë ai burri atje”