Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë vizitës së tij në SHBA informoi kongresmenët për ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi dhe procesin e vettingut.

Ruçi falenderoi SHBA për vëmendjen kushtuar rajonit të Ballkanit. Kryeparlamentari kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri.

“Heqja e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA, i bën kompanitë amerikane më të interesuara për investime”, tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë në Ëashington D.C. Ai shoqërohej në forum nga Taulant Balla, Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGAZ LOTSJELLËS NË PROTESTËN ANTI-TRUMP NË LIBAN
Artikulli tjetërBASHA: ENDE NUK ZGJEDHIM DOT TË LIRË