Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit e cila zbardhi takimin, kryeparlamentari Gramoz Ruçi është shprehur se ka besim të plotë në lidershipin e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.

“Qeveria e Kosovës do t’i përballojë me sukses sfidat e vështira”, është shprehur Ruçi, ndërkohë që nga ana tjetër dha edhe mbështetjen e tij për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Kuvendi do të nxisë bashkëpunimn ndërqeveritar. Kosova është faktor paqeje, sigurie e stabiliteti në rajon”, tha Ruçi, siç bën të ditur zyra e shtypit të Kuvendit.