Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet në një konferencë me homologun e tij të Maqedonisë Talat Xhaferi .

Ruçi: Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat euroatlantik. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë. Shpreha kënaqësinë për rolin konstruktiv të aktorëve shqiptarë në këtë proces si dhe besnikërinë e popullit shqiptar në Maqedoni brenda interesave të vendit të tyre dhe për të mirën e tyre.

Mbështetëm mbledhjen e dy qeverive respektive si dhe ngritjen e komitetit për bashkëpunimin ekonomik. Nisma për ligjin e gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe ta shohim sa më shpejt të miratuar nga institucionet e maqedonisë. Rama dakord të mbështesin linjën 400 kv mes Shqiëprisë dhe Maqedonisë apo zgjatimin e rrugës së Arbrit.

Artikulli paraprakGREQI, PËRLESHJE NË KAMPIN E REFUGJATËVE, 10 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërAMBASADORI LU TAKON BASHËN