Të dalim sëbashku në takime dhe të prezantojmë alternativat përballë elektoratit.Kjo është kërkesa e veçantë e Kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Mirditë Mark Ruçi, sipas të cilit kjo është mënyra më e mire që njerëzit të kuptojnë programin dhe vizionin e së cilit kandidat.Gjithashtu Ruçi ju kërkoi dy rivaleve të tjerë në garë që të mos përdorin gjuhë urrejtje gjatë fushatës elektorale.

Këto deklarata Kandidati i Partisë Demokratike Mark Ruçi i bëri gjatë takimit me strukturat e kësaj force politike në Mirditë, ku ishte i pranishem dhe kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj.

Në zgjedhjet vendore të 14-majit në Bashkinë Mirditë 2 kandidatë Mark Ruçi i Partisë Demokratike zyrtare dhe Albert Mëlyshi i grupimit të rithemelimit, ndërsa socialistet ende nuk e kanë zyrtuar emrin e kandidatit që do ti përfaqësojë në këto zgjedhje në këtë njesi vendore.

 

Artikulli paraprakMESAZHI I MYFTINISË SË LEZHËS PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetër“MARUBI” GATI PËR EKSPOZITËN E SAFET E GJYLZADE DOKLE