Pas barazimit 1-1 ndaj Elbasanit, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, ka bërë deklarata të forta në një intervistë ekskluzive për “Star Plus”. Vata e konsideron të padrejtë atë që ndodhi në “Elbasan Arena”, duke deklaruar se Vllaznia është dëmtuar dhe se futbolli shqiptar funksionon mbi një sistem që, sipas tij, nuk e favorizon skuadrën shkodrane.

Rudi Vata pretendon se ky sistem është ndërtuar në mënyrë të tillë që Vllaznia të mos shpallet kampione e Shqipërisë, ndërsa foli edhe për presidentin Alban Xhaferi, duke e konsideruar atë të dobët në raport me aktorët e tjerë të rëndësishëm të sistemit.

Këto deklarata të forta të Rudi Vatës, i cili ka qenë trajner i Vllaznisë më parë, ndërsa sot mbetet një nga zërat e njohur të futbollit shkodran, rikthejnë në vëmendje debatin për arbitrimin, drejtimin e futbollit shqiptar dhe pretendimet për mënyrën se si vendosen fatet e kampionateve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQËLLOI PËR VDEKJE TRE PERSONA NË NJË POLIGON NË MAL TË ZI, 30-VJEÇARI RUS VRET VETEN PAS PËRPLASJES ME POLICINË
Artikulli tjetërKUFIZIM I FURNIZIMIT ME UJË NË RRËSHEN