Jan Rudolph shefi i seksionit politik, ekonomik dhe i informacionit ne delegacionin e BE ne Shqipëri ishte I pranishëm ne qytetin e Shkodrës teksa realizoi një takim informues me përfaqësues te shoqërisë civile dhe pushtetare vendore mbi progres raportin e fundit te bashkimit europian ndaj vendit tone.

Rudolf ne tërësi theksoi se raporti është i qëndrueshëm ndërsa u ndal gjate tek reforma ne drejtësi e cila është jetike për hapjen e negociatave. Rudolph theksoi se Gjyqësori është i korruptuar.Sa i takon korrupsion dhe krimit te organizuar duke cituar raportin Rudolph tha se shqipëria ka bere një progres,Korrupsioni mbetet prezent dhe duhet te ndërmarre hapa me konkrete ndërsa duhet përmiresuar pavaresia e institucioneve.Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni europian vëren se vendi ka bërë hapa përpara, por ende nuk ka përmbushur plotësisht 5 përparësitë kyce që do t’i hapnin rrugën nisjes së bisedimeve për anëtarësim. Për secilën nga këto përparësi, raporti përcakton dhe detyrat konkrete që Shqipëria duhet të kryejë gjatë vitit të ardhshëm. Dokumenti është tejet kritik lidhur me gjendjen e sistemit të Drejtësisë, ndërsa vlerëson gjithashtu se korrupsioni mbetet i përhapur. Komisioni europian kërkon që vendi të ketë gjurmë të besueshme provash në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Artikulli paraprakSULMET TERRORISTE NË FRANCË DHE RREZIKU I EUROPËS
Artikulli tjetërMARK MOLLA: DO TË JEM NË SHËRBIM TË QYTETARËVE