Jan Rudolph shefi i seksionit politik, ekonomik dhe i informacionit ne delegacionin e BE ne Shqipëri nga qyteti i Shkodrës është ndalur mbi ngjarjet e fundit ne Francë ku nga aktet terroriste mbeten te vrare rreth 130 persona.

Rudolph nënvizoi se këto ngjarje po dominojnë agjendën e punëve te BE duke mënjanuar disi çështje te tjera Ai nënvizoi se çështja e terrorizmit është jetike teksa vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë ne luftën e përbashkët ndaj terrorizmit. Jan Rudolph shprehu te gjithë sigurinë dhe vëmendjen qe ka Shqipëria ne këtë lufte , pasi uniteti i shteteve europiane do te mposhte te keqen qe i kanoset ne kete rast edhe Shqipërisë.Nga ana tjetër ne kuadër te kësaj kontrolli i kufijve të Europës dhe identifikimi i refugjatëve që hyjnë çdo ditë në kontinent janë dy nga masat kryesore të sigurisë që autoritetet e BE-së do të ndërmarrin pas sulmeve të Parisit.

Artikulli paraprakPËRFUNDON OPERACIONI POLICOR NË FRANCË
Artikulli tjetërSULMET TERRORISTE NË FRANCË DHE RREZIKU I EUROPËS