
Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit ka për detyrë që përvec mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta të bëjë edhe krasitjen e pemëve , në rastin konkret kur kthehen në problem shqetësues për banorët.
Sapo mbërrin në këtë zonë, pikërisht nga “Rusi” deri në afërsi të rrethrrotullimit të “Dobracit” dhjetra pemë që ndodhen në dy anët e trotuarit janë kthyer në një shqetësim për banorët e asaj zone.Kjo për arsye se duke arritur deri në lartësinë e pallateve , degët e pemëve kanë “mbirë” nëpër ballkonet e familjarëve.Duket se kjo gjë deri më tani nuk ka rënë në syrin e askujt ,ndërsa banorët janë të shqetësuar sepse ky refren është i përditshëm.Në këtë drejtim ndërmarrja e pastrim gjelbërimit ka bërë një vesh shurdh duke mos marrë parasysh aspak pasojat.Vetë qytetarët jashtë kameras pohojnë se ky problem është i mbartur prej disa vitesh, megjithatë deri sa lajmi të merret si mirëqënë nga institucionet që kanë kompetencë , degët e pemëve do të arrijnë deri në brendësi të banesave. Mbase kanë një të mirë që I shërbejnë kalimtarëve për tu bërë hije ,por nga ana tjetër rrezikojnë të kthehen edhe në burim sëmundjesh për shkak të pluhurit që mbajnë degët, duke bërë kështu që familjarët gjatë verës të mbajnë mbyllur dritaret. E mira është që në mënyrë të kontrolluar ndërmarrja e pastrim gjelbërimit të nisë prerjen dhe sistemimin e pjesëve që përbëjne rrezik për qytetarët.Ka ardhur koha që ndërmarrja e pastrim gjëlbërimit me punëtorët e saj të nisin krasitjen e degëve dhe sistemimin e pëmeve për të krijuar kështu edhe një imazh sa më të mirë për qytetarët , sepse zona në fjalë është edhe ndër më të populluarat për shkak të aktiviteteve tregëtare që kryhen.


