Kupa e Konfederatave është një turne për kombëtaret e futbollit që zhvillohet një herë në 4 vjet nga FIFA. Në këtë turne marrin pjesë 8 kombëtare përfshirë këtu edhe vendin organizator të këtij kompeticioni.

Të gjitha kombëtaret janë fituese në kontinentin ku bëjnë pjesë. Do të jenë 2 grupe, ku në grupin A janë Rusia, Zelanda e Re, Portugalia dhe Meksika ndërsa në grupin B janë Gjermania, Kameruni, Australia dhe Kili. Fituesi në fuqi i kompeticionit është Brazili, i cili e ka fituar 3 herë këtë trofe si asnjë kombëtare tjetër në botë.

Duke marrë në shqyrtim skuadrat që marin pjesë këtë herë në këtë kompeticion duket qartë se Gjermania është favorite kryesore edhe pse ka grumbulluar lojtarë të rinj në moshë. Portugalia nga ana e saj nuk ngelet pas dhe me nje Ronaldo në super formë, nuk eshte çudi që iberikët të jenë fituesit e trofeut.

Një tjetër kombëtare kandidate për të triumfuar në këtë edicion është fituesi i kupës së amerikës, bëhet fjalë për Chile, kjo falë organikes së tyre. Kompeticioni, i cili është edhe si një provë gjenerale për Kupën e Botës Rusi 2018, për të provuar gjendjen e stadiumeve por njëkohësisht edhe mënyra e organizimit që do ti shërbejë kompeticion qendror pasardheës. Kupa e konfederatave do të startojë ditën e djelë me ndeshjen Portugali-Meksikë në orën 17:00.