
Në “Saint Petersburg Stadium” u luajt ndeshja e fundit e Grupit D mes Nigerisë dhe Argjentinës.Argjentina fitoi me rezultatin 2-1 dhe duke përfituar nga humbja e Islandës me Kroacinë, kualifikohet në 1/16-at e finaleve.
Goli i Marco Rojo në minutën e 86 të takimit riktheu amerikano-latinët në lojë për një vend në 1/8 e Kupës së Botës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Argjentinën, me supergolin e Lionel Messit në minutën e 14-të.
Me fillimin e pjesës së dytë Mascerano shkakton një faull në zonë dhe ka penallti.Nga pika e bardhë Moses godet saktë, duke barazuar shifrat.
Katër minuta nga fundi, pas një krosi nga e djathta, Rojo kthen me të djathtën dhe gjuajtja e tij përfundon në rrjetë, duke kualifikuar Argjentinën.


