Pritja mori fund. Ndeshjet kualifikuese të botërorit kanë përfunduar dhe tashmë 32 skuadrat njohin kundërshtarin e tyre.

Në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Pallatin e Kremlinit, në prani të presidentit Vladimir Putin dhe figurave të tjera të rëndësishme të futbollit, është hedhur shorti ku janë përcaktuar 8 grupet e fazës finale. Ky botëror do të ketë disa përballje shumë të forta, si derbi iberik Portugali-Spanjë në grupin B, apo edhe ndeshja Belgjikë-Angli në grupin G. Një tjetër përballje interesante do të jetë në grupin D, mes Argjentinës dhe Kroacisë, e ndërsa kampionia në fuqi, Gjermania do të përballet me Meksikën.

Ndeshja hapëse do të jetë mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite. Nga 32 vendet pjesëmarrëse në Botërorin 2018, vetëm Islanda dhe Panamaja janë debutuese. Sllovakia ishte debutuesja e fundit, që kaloi fazën në grupe në vitin 2010. Turneu në fjalë do të zhvillohet në 12 stadiume, në 11 qytete të ndryshme.

Artikulli paraprakERJON VUCAJ DHE EDON HASANI FLASIN PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërQAFË THORE – THETH, NJË “MISION” I PAMUNDUR