Uruguai ka mposhtur Rusinë me rezultatin 3-0 dhe Arabia Saudite Egjiptin me rezultatin 2-1.

Edinson Cavani shënon golin e tretë në minutën e 90 për Uruguain duke i dhënë skuadrës një fitore të merituar.

Në minutën e 23 Denis Cheryshev, futbollisti i Rusisë, ka shkaktuar një autogol duke e çuar rezultatin 2-0 për Uruguain.Luis Suarez në minutën e 10 çon në avantazh skuadrën e Uruguait.

Ndeshja Arabi Saudite-Egjipt mbyllet me rezultatin 2-1. Në minutën e 95 Salem Al Dawsari ka shënuar golin e nderit duke bërë fituese skuadrën e Arabisë Saudite.

Arabia Saudite ka shënuar me anë të Fahad Mosaed Al Muwallad Al Harbi duke barazuar ndaj Egjiptit në minutën e 41.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDHUNOI FIZIKISHT TË BIRIN, PRANGOSET BABAI
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY AUTOMJETE, PLAGOSEN RËNDË DY PERSONA