Rusia bllokon 640 kg sherebele shqiptare në Shën Peterburg

Mediat ruse raportojnë se Rusia ka bllokuar 640 kg sherbelë, me argumentin se ky produkt ndalohet përkohësisht të importohet nga Federata Rus. Lajmi është botuar në datën 5 dhjetor në median nevnov.ru dhe portale të tjera ruse. Sipas artikullit: “Në portin detar të kufirit verior kryeqytetit rus nga Gjermania mbërriti një parti prodhimi nën karantinë të rrezikut të lartë fitosanitar të – sherbelë (Salvia officinalis) e tharë mjekësore, me origjinë nga Shqipëria. Agjencia federale ruse e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar (Rosselkhoznadzor) për Shën Peterburgun dhe rajonin leningradas mori vendim të ndalonte hyrjen e 640 kg sherbelë, meqenëse ky produkt ndalohet përkohësisht të importohet nga Federata Rus, njoftoi Rosselkhoznadzor-i, më 5 dhjetor 2016. Bën përshtypje fakti si dogana, ashtu dhe karantina fitosanitare shqiptare ka lejuar eksportin e kësaj sasie të madhe sherbele në drejtim të Rusisë, kur dihet që Moska nuk lejon importimin e bimëve mjekësore dhe eterovajore nga Shqipëria. Më 8 dhjetor, 2014 Rosselkhoznadzor-i imponoi kufizime të përkohshme për importimin e të gjitha produkteve nën karantinë me rreziku të lartë fitosanitar në territorin e Federatës Ruse nga Republika e Shqipërisë dhe më origjinë nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në mediat ruse. Pritet ndërkohë reagim nga Ministria shqiptare e bujqësisë