Rusia i ka bërë një ofertë BE-së për t’i siguruar 100 milion doza të vaksinës Sputnik V.

Sipas njoftimit të vetë Sputnik V, Fondi i Investimeve Direkte të Rusisë është gati t’ia japë kaq doza BE-së për 50 milion njerëz.

Po ashtu informon se në Rusi ka përfunduar pjesa kryesore e vaksinimit masiv, teksa Sputnik V është regjistruar tashmë në 15 vende.

Duket se Rusia do të përfitojë nga situata e krizës mes BE dhe kompanive farmaceutike perëndimore, teksa një moment të tillë e shfrytëzoi edhe më Shqipërinë, por që kryeministri Edi Rama nënkuptoi refuzimin.

NJOFTIMI NGA SPUTNIK V

Pas përfundimit të pjesës kryesore të vaksinimit masiv në Rusi, RDIF mund të sigurojë BE me 100 mln doza të vaksinës #SputnikV për 50 mln njerëz në Q2 2021 (subjekt i miratimit të EMA). Sputnik V është regjistruar në 15 vende dhe dokumentet janë dorëzuar për rishikimin e kodit EMA.