Dhjetra raportime nga Siria akuzojnë Rusinë se po përdor armë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës në bombardimet e saj në Raqqa, kryeqytetin de facto të ISIS-it.

Rusia akuzohet prej aktivistëve të të drejtave të njeriut se po përdor atë që njihet si fosfori i bardhë, një lënë kimike e ndaluar nga konventat ndërkombëtare për shkak të rrezikshmërisë së saj. Kjo lëndë është në gjendje të zhdukë në një rreze të gjerë veprimi çdo gjallesë duke i djegur mishin dhe kockat. Ajo besohet se është hedhur më shumë se një herë nga avionët rusë që bombardojnë Raqqa-n dhe sipas aktivistëve ka shkaktuar më shumë viktima në radhët e civilëve se mes luftëtarëve të ISIS-it. “Për të mbrojtur Djallin (Bashar al-Assad), Rusia po përdor bomba me fosfor në Raqqa. Ky është një krim lufte”, shkruan një aktivist irakian i të drejtave të njeriut në rrjetet sociale.  Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për përdorimin e kësaj lënde kimike në bombardimet e veta në Siri. Më 13 nëntor, opozita sirianë akuzoi Moskën se ka bombarduar dy herë me fosfor të bardhë qytetin e Idlibit, i kontrolluar nga rebelët anti-Assad.

Artikulli paraprakERDOGAN: NËSË TURQIA KA BASHKËPUNUAR ME ISIS, UNË LARGOHEM
Artikulli tjetërFSHF S’PRANON PROPOZIMET E BASHKISË PËR MARRËVESHJEN E STADIUMIT