Rusia ka kryer një tjetër sulm masiv gjatë natës në Ukrainë, duke zbehur shpresat për bisedime dhe arritjen e një marrëveshje paqeje. Të paktën 805 dronë dhe 13 raketa u lëshuan në 18 qytete, përfshirë Kievin, Kharkivin, Dnipro dhe rajonin e Zaporizhias. 4 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në shënjestër të sulmeve ishte edhe ndërtesa e Këshillit të Ministrave në Kiev. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se sulmet ruse janë një krim i qëllimshëm dhe përpjekje për të zgjatur luftën. Ai kërkoi reagimin ndërkombëtar ndaj ‘kriminelëve të Kremlinit të ndalojnë së vrari’.

Në Zaporizhia, u godit një ndërtesë punishteje në zonën industriale të qytetit, tha guvernatori rajonal Ivan Federov, duke shtuar se sulmi nuk shkaktoi viktima. Në orët e mëngjesit, alarmet për sulmet ajrore u aktivizuan sërish në të gjitha rajonet e vendit, pas një sulmi të ri me raketa.

Nga ana tjetër, teksa vazhdon sulmet, Rusia pranon se dialogu është i vështirë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjatë një interviste për TASS në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, se të gjitha kontaktet ndërkombëtare të Putin mbështesin dialogun me Trump, dhe përpjekjet për paqe në Ukrainë.

“Mbështetja është absolutisht e plotë, por, padyshim, dialogu i ardhshëm është ende mjaft i vështirë.”, tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 7 SHTATOR 2025
Artikulli tjetërKONFERENCA VJETORE DIPLO2025 MBLEDH NË TIRANË AMBASADORËT SHQIPTARË NËPËR BOTË, NË FOKUS ANËTARËSIMI DREJT BE-SË