Rusia ka dalë në një deklaratë lidhur me situatën në Maqedoni. Përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme ruse akuzohet Tirana zyrtare për krizën politike në Maqedoni

. “Reuters” shkruan sot se Rusia akuzon Shqipërinë, NATO-n dhe BE-në se po mbështesin një qeveri proshqiptare në Shkup. Gjithashtu, Ministria e Jashtme ruse thotë se platforma shqiptare e pranuar nga Zaevi nuk është rezultat i bisedimeve mes partive shqiptare në Maqedoni por është importuar nga Tirana. “Me një bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në, Shqipëria po përpiqet të vendosë një qeveri proshqiptare në Maqedoni, të krijuar në Tiranë”, shkruan deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse.