S’ka programues dhe kuzhinierë Italia kërkon 200 mijë punëtorë

Italia kërkon 200 mijë punëtorë. Në tregun e punës mungojnë programuesit, mekanikët dhe kuzhinieret, kjo ka bërë që kompanitë të kenë nevojë për 200 mijë punonjës të kualifikuar në këta sektorë. Mbi 20,6% e posteve të 969 mijë pozicioneve të parashikuara nga ndërmarrjet në Itali nuk arrijnë të plotësohen. Industritë e teknologjisë së informacionit, mekanikës, elektronikës, por edhe kuzhinierët kanë mungesë personeli të kualifikuar. Mungesa e profesionistëve ka bërë, që pavarësisht rritjes së nivelit të papunësisë në Itali kërkohen punëtorë, shkruan corriere.it. Sipas të dhënave të publikuara; në 99 raste nga 100 nuk gjenden kuzhinierë për të punuar në ‘fast food’, ndërsa mbeten bosh vendet e punës për 7 elektroteknikë në 10 dhe pothuajse 6 tornitorë në 10. Kjo rezulton nga sistemi informatik Excelsior, realizuar nga Unioni i Dhomave, mbi parashikimet e punësimit për periudhën ndërmjet gushtit dhe shtatorit 2017 nga ana e bizneseve private të sektorëve të industrisë dhe shërbimeve. Nga veriu në jug të vendit nuk gjenden analistë programues, operatorë tregtarë, specialistë të logjistikës së magazinës, specialistë në drejtim dhe kontroll.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I KE, JUNCKER: BALLKANI S’DUHET ANËTARËSUAR SHPEJT NË BE
Artikulli tjetërALARM NË SHKUP, DYSHIME PËR SULM TERRORIST PËR FINALEN E SUPERKUPËS