Një lokal në qendër të Vau Dejës, në afërsi të bashkisë së këtij qyteti u bë shënjestër e një shpërthimi me lëndë eksplozive. Nga hetimet a para paraprake dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur rreth 100 gram Molotov gjë e cila më pas ka sjellë edhe shpërthimin duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja e ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit ka prishur qetësinë sepse në atë orë nuk ka patur lëvizje. Në momentin e shpërthimit të lënës së dyshuar si Molotov në lokalin e shtetësit Aleksandër Lekaj nuk ka qenë askush brenda sepse ishte i mbyllur. Ka qenë vetë pronari i lokalit ai që ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë sapo ka marrë vesh për ngjarjen e ndodhur. Burime pranë shtetasi Aleksandër Lekaj bëjnë me dije se kohët e fundit nuk njihej për ndonjë konflikt të mundshëm dhe ende janë të paqarta arsyet. Nga ana tjetër burime pranë policisë konfirmojnë se menjëherë janë bërë disa shoqërime për të marrë në pyetje persona që mendohet se mund të kenë dijeni apo edhe ndonjë të dyshuar. Edhe vetë pronari i lokalit është marrë në pyetje dhe mësohet se ka rrëyer se nuk ka patur probleme me kënd. Forcat e policisë pas grumbullimit të provave, materialet i kanë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë. Ky është shpërthimi i dytë brenda javës sepse pak ditë më parë ka ndodhur pothuajse e njëjta ngjarje në objektin e djalit të ish-kryetarit të bashkisë Vau Dejës Gjon Marku dhe lënda plasëse është e njëjtë, molotov i bërë me dorë. Policia pavarësisht hetimeve ende nuk ka një pistë të mundshme për të bërë zbardhjen e plotë të shpërthimit në lokalin e Aleksandër Lekaj.