Qeveria Shqiptare tashme ka zbardhur edhe buxhetin qe do ti kaloje njesive vendore. Qarku i Shkodres me 5 njesite vendore tashme pas ndarjes territoriale, ka edhe ai zerin e tij ne kete buxhet,

i cili ne pikepamjen e pare duket se do te permbushe nevojat e komuniteteve ne keto zona, duke nisur qe nga Bashkia Shkoder, Bashkia Malesi e Madhe, Bashkia Vau Dejes, Bashkia Puke dhe Bashkia Fushe Arrez. Te marre sipas zerave, pjesen me te madhe te buxhetit do ta kete padyshim, Bashkia e Shkodres e cila ne Transferten e pakushtezuar, te buxhetit te qeverise per njesite vendore, do te perfitoje, 851 milin leke, te cilat jane te kategorizuara, Konviktet per Arsimin parauniversitar 55 mln lek, Arsimi parashkollor 143 mln lek, Arsimi parauniversitar 19 mln lek, Mbrotja nga zjarri, 30 milion lek, Mbrotja sociale, 18 mln lek, Administrimi i pyjeve 3 milion lek, Rruget 17 milion lek, ujitja dhe Kullimi 0 leke. Kjo eshte panorama vetem per Bashkine e Shkodres, e madhja ne rang qarku, cka jep edhe pamjen edhe te asaj qe do ti takoje shkodres. Nderkohe qe Bashkite e tjera ne vlera totale, marrin:

Bashkia Malesi e Madhe – 269 milion lek

Bashkia Vau Dejes  –  204 milion lek

Bashkia Fushe Arrez – 121 milion lek

Bashkia Puke – 161 milion lek