Pas shqetësimit të shprehur publikisht nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi vjen edhe reagimi kryedemokratit, Lulzim Basha.

Kryetari Basha ka ripostuar deklaratën e ambasadores amerikane për reformen në drejtësi, ndërsa shprehet se, ndryshimet e bëra për reformën në drejtësi nga parlamenti aktual i shërbejnë mazhorancës për të kontrollur dhe kapur politikisht sistemin.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë.”,- komenton Basha.

Artikulli paraprakMARRËVESHJE PAS KRAHËVE? RAMA I PËRGJIGJET AMBASADORES YURI KIM: FERRI ËSHTË BOSH DHE GJITHË DJAJTË JANË KËTU
Artikulli tjetërSHQETËSIMI I AMBASADORES YURI KIM, REAGON EDHE SORECA: REFORMA NË DREJTËSI VIJON DHE DUHET TË RUHET, NUK ËSHTË KOHA…