Familjet e pastreha dhe jetimët që janë tek konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme kanë marrë një shkresë nga bashkia Shkodër për t’i liruar ato mjedise për një rikonstruksion dhe të zhvendosen tek konvikti i shkollës “Arben Broci”.

Këta familje dhe jetimet paralajmërojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe drejtorin e shërbimeve sociale Filip Vila se për asnjë lloj arsyeja s’do të dalin nga aty.

Një tjetër jetim që aktualisht është zhvendosur nga konvikti i shkollës së muzikës tek konvikti i shkollës “Arben Broci” ku bashkia kërkon të dërgojë familjet që janë tek “Safet Spahia” shprehet se kushtet atje janë të mjerueshme.

Në mbështetje të këtyre familjeve të pastreha dhe jetimëve është edhe anëtari i këshillit bashkiak Arbis Vjerdha i cili thotë se kjo zhvendosje që kërkon të bëjë bashkia është e paligjshme sepse kjo e drejtë sipas tij është e këshillit bashkiak.

Sipas bashkisë Shkodër në një reagim arsyeja e kësaj zhvendosje është për shkak të rikonstruktimit të thelluar të katit të dytë dhe të tretë të konviktit dhe se tek konvikti i shkollës “Arben Broci” do kenë kushte më të mira dhe se do kenë mbështetjen e bashkisë ndërsa të gjithë sipas bashkisë janë njoftuar për këtë lëvizje sepse rikonstruksioni tek “Safet Spahia” është mësë i domosdoshëm.

Artikulli paraprakADEMI PËR TENDERIN E PASTRIMIT: E FITUAN NË GJYKATË
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARËT PO DËMTOJNË PRONËN PUBLIKE