Ish ministri i Brendshem Sajmir Tahiri u paraqit sot rreth orës 09:30 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’iu komunikuar masa shtrënguese që ka marrë ndaj tij gjykata, për bllokmin e pasaportes dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqiperia.

Tahiri shoqërohej nga avokati i tij, Maksim Haxhia. Seanca do të mbahet nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila është edhe gjyqtarja që ka shqyrtuar masën e sigurisë. Kërkesa për thirrjen e Tahirit është bërë në bazë të nenit 248 të kodit të proedurës penale, ku gjykata brenda pesë ditësh thërret personin ndaj të cilit është dhenë masa për tia komunikuar. Ndërkohë ish ministri do të shoqërohet edhe nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët do të dorëzojnë edhe nje kërkesë për ndryshim të kësaj mase sigurie.

Në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me O. S dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Artikulli paraprak120 PUNONJËS ME PAGË 650 USD, RAMA JEP LAJMIN E MIRË
Artikulli tjetërSOT MBLEDHJA E PËRBASHKËT SHQIPËRI-MAQEDONI, RAMA E ZAEV TAKOHEN NË POGRADEC