
Sali Berisha ka dalë nga selia blu, për t’iu bashkuar protestuesve që janë mbledhur në Bulevard.
Me moton ‘Shqipërisë i dalim zot’ dhe thirrjet ‘Rama ik’ me synimin për të larguar kryeministrin Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij, opozita ka thirrur një protestë, e cila po mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, njoftuan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe kryeministri Edi Rama.
Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, por nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e ish-zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA.


