Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar sot në Kuvend shkresën, ku është vetëdeklaruar si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në seancën e sotme plenare, Berisha është deklaruar si deputet i grupit të PD. Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha u largua nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para sesionit të ri parlamentar.

Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Marrë nga BalkanWeb

Artikulli paraprak“TURP T’IU VIJË”! BASHA ME TONE TË ASHPRA NË KUVEND, ÇFARË I THA BALLËS E NIKOLLËS PARA SE TË DILTE NGA SALLA
Artikulli tjetërVETTINGU/ AMBASADORJA E SHBA TAKIM ME KOMISIONERËT E KPK: PROCESI TË JETË I LIRË NGA PRESIONET, SHQIPËRISË I DUHET SISTEM DREJTËSIE PA KORRUPSION