Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi në Ligën e dytë në Austri çdo herë e më tepër po rezulton i papërmbajtshëm në gola. Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shënuar plot 4 gola në fitoren e skuadrës së tij Nojshtad ndaj Kapfenberg me rezultatin 4 – 2.

Ai ka shënuar tripletë brenda 29 minutash lojë dhe golin e katër sapo ka filluar pjesa e dyte. Bomberi shkodran fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 10-të, ndërkohë që dyfishoi shifrat në minutën e 20-të pas një goditje me kokë. Salihi nuk ndalet me kaq, teksa shënon golin e tretë në minutën e 29-të me penallti. Ndërkaq me fillimin e pjesës së dytë, shënoi edhe golin e katërt.

Skuadra e tij fitoi 4-2, ndërkohë që sulmuesi shqiptar është në krye të golashënuesve me 13 gola. Me këtë fitore, ekipi i Salihit ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e parë pas 15 javësh kampionat në ligën e dytë të Austrisë. Ndërkohë, me 4 golat e shënuar, 33-vjeçari shkodran arrin në kuotën e 9 golave në këtë sezon me Nojshtadin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROMOVIMI I LIBRAVE TË SHKRIMTARIT SHYQYRI MOLLAJ
Artikulli tjetërGJOKA: KJO NDESHJE E PARË MJAFT EMOCIONUESE