
Pas samitit të parë të diasporës të zhvilluar në Shqipëri, zëdhënësi i kryebashkiakut të Foxhias në Itali, pasardhës i Skëndërbeut, ka zhvilluar një vizitë me dyer të mbyllura në Shkodër me kryebashkiaken Voltana Ademi.
Loris Castriota Scanderbegh, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i bizneseve të diasporës shqiptare në Itali tha pas përfundimit të takimit se në fokus të tij ishte bashkëpunimi dhe binjakëzimi mes dy qyteteve, Shkodrës dhe Foxhias. Duke e vlerësuar në maksimum qytetin tonë, ai tha se nuk u zgjodh ky qytet vetëm nga bukuria e tij apo pozita gjeografike, por edhe nga historia e tij. Në këtë takim, Loris Castriota Scanderbeg shoqrohej nga Vat Marashi, i cili është president i rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare në Itali. Ky i fundit, i pyetur nga Star Plus nëse kryebashkiakja Ademi përmendi mungesën e fondeve nga qeveria si problem për këtë bashkëpunime, dha këtë përgjigje. Ky takim zgjati rreth një orë e tridhjetë minuta dhe pas tij nuk pati asnjë prononcim nga kryebashkiakja, Voltana Ademi.






