
Nis punimet samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Kryeministri Rama, teksa mori fjalën, tha se i mirëpresin liderët e Evropës në një “shtëpi” të ndërtuar nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë. Ai e krahasoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me referendumin e Brexit, por në këtë rast, rolet ishin të përmbysura, pasi shqiptarët votuan për të hyrë në BE.
“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës në pikturën e Rilindjes dhe as nga zbrazëtia e një takimi por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën. Kjo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës. Në të kundërt ato ëndërrojnë të ardhmen, dhe të ngjashme me ëndrrat e etërve themelues të Evropës. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes, dhe jo me sytë e të shkuarës. Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si një çështje që krijon ndasi por deklaratë e përbashkët identiteti, jo si listë politikash, por përgjërim i thellë për përkatësi, dhe si fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua të këto fjalë, Evropë, identitet, përkatësi dhe që fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kier, ishte rezultat i ngjashëm me referendumin e brezit, por me role të përmbysura. 52 përqind për ne për t’u bashkuar, por ishte 48% i mbetur i votuesve nuk janë eurospektik, por euro optimist të pa imponuar që mendojnë se duhet të isha shkarkuar meqë nuk ia dola të bashkoja me BE shumë kohë më parë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se Europa në këtë periudhë ka nevojën dhe mundësinë për të “rishpikur” veten, mes sfidave të shumta që kanë përfshirë mbarë botën.
Kur Donald Trump tha se Zoti e shpëtoi nga plumbi se i Plotfuqishmi kishte një plan për amerikanët, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, se gjysma tjetër është se Zoti ka një plan për Europën. Europa ka një mundësi prej Zotit për të rishpikur veten”,- tha Rama ndër të tjera.
Më pas, foli edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, i cili kërkoi një Evropë më të bashkuar dhe më të mbrojtur, pasi siç tha ai, një paqe pa mbrojtje është iluzion.
Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se është koha që të sigurojnë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Në fakt, në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt që ka një sidë të të gjitha formave të sigurisë së Europës dhe të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësojnë këto vende na jep shansin e një komuniteti më të gjerë, të përballemi me sfida dhe ta bëjmë sëbashku në unitet, duke pasur parasysh rrezikun e ndasisë që na kërcënon. Pikë së pari është lufta në Ukrainë, dhe Zelensky e di se sa shumë jemi krah tij, solidar, kemi krijuar koalicion te vullnetshmëve dhe është e nevojshme të mbështesim Ukrainën dhe armëpushimin.
Presidenti ukrainas i cili është vetë në Tiranë, tha se vrasjet duhet të marrin fund.
Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.
Lajm ne perditesim….