Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka ndarë një foto nga darke informale në Tiranë me liderë të BE dhe Ballkanit, të organizuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në kryeqytet.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”,- shkruan Von der Leyen në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakSAMITI I KOMUNITETIT EUROPIAN NË TIRANË/ VJEN EDHE KRYEMINISTRI FINLANDEZ ORPO
Artikulli tjetërBEGAJ PRET NË TAKIM PRESIDENTIN E KIE-SË: SHQIPËRIA DO TË VIJOJË TË LUAJË ROLIN SI…