Në kuadër të samitit të NATO-s delegacioni shqiptar është nisur drejt Madridit ku do të marrë pjesë në punimet e tij. Ky samit është i pari që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Mësohet se delegacioni kryesohet nga kreu i qeverisë dhe pjesë e tij do të jetë edhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka.

Siç thuhet edhe në njoftimin e ministres, ajo do të zhvillojë takime me homologet e Finlandës, Holandës e Norvegjisë. Në samitin e NATO-s, fokusi i bisedimeve do të jenë vijimi i çështjes së Ukrainës si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022.

‘Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022’, njofton ministria e Jashtme.

Artikulli paraprakBORDI VENDOS ÇMIMET E REJA QË HYJNË NË FUQI SOT, JA SA DO TË JENË ÇMIMET PËR KARBURANTET
Artikulli tjetërSEKRETARI I MBROJTJES I MBRETËRISË SË BASHKUAR: RREZIK SHUMË REAL, PUTINI MUND TË SULMOJË PËRTEJ UKRAINËS