Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.
Gjatë konferencës me Mark Rutte, Trump kritikoi gjithashtu NATO-n se nuk e ndihmoi Amerikën për çështjen e Groenlandës si dhe të luftonin kundër Iranit.

“Dua të falënderoj Markun. Ka qenë një Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s i shkëlqyer. Nuk jam i kënaqur me NATO-n për atë që bënë me Grenlandën. Nuk jam i kënaqur me NATO-n edhe sepse nuk deshën të na ndihmonin kundër sponsorit numër një shtetëror të terrorizmit. Ky është Irani. Nuk ishin të gatshëm të na ndihmonin”, tha Trump.

Në një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, Trump tha se mund ta kishte bojkotuar plotësisht samitin e NATO-s nëse nuk do të kishte pasur marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin turk dhe nuk përjashtoi tërheqje të mëtejshme të trupave nga Evropa.

“Epo, do ta shohim. Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n”, tha ai, duke veçuar Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë që nuk bënë mjaftueshëm për të mbështetur luftën e SHBA-së kundër Iranit.

Nderkohe, edhe Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në punimet e Samitit në ditën e dytë. Shefi i qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ministri i Brendshëm Ermal Nufi dhe ambasadori i Shqipërisë në NATO Bardhyl Kollçaku.

Edi Rama u prit ndër të parët nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë Reccep Tayjip Erdogan.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSTILI I JETESËS PO RRIT VDEKSHMËRINË NGA SËMUNDJET ENDOKRINE, DIABETI MBETET SHKAKU KRYESOR
Artikulli tjetërSHTOHET PERSONELI PËR PËRBALLIMIN E ZJARREVE