Do të mbahet sot në Londër samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme, ku ka marrë pjesë edhe në disa forurime të rëndësishme. Do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Liderët e dy vendeve shqiptare do të ndajnë të njëjtën tryezë pas polemikave të fundit në distancë për tubimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale të Hagës. Para samitit, në pamjet shihet dhe mbreti Charles i Britanisë së Madhe, që takohet me Ramën dhe Kurtin, e më pas edhe me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Samiti i këtij viti pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit, ndërsa udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BEGAJ PRANON LETRAT KREDENCIALE TË AMBASADORES SË VIETNAMIT
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E BELBËZIMIT