
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin Shqipëri-Izrael, ku u bënë bashkë rreth 40 kompani inovative izraelite me fokus sigurinë kibernetike dhe zhvillimin teknologjik të Shqipërisë dhe rajonit.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar lidhjet historike mes dy popujve.
Ai u ndal edhe tek sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë, duke i lidhur ato me strehimin që Tirana u dha mijëra iranianëve të opozitës.
Sipas tij, regjimi iranian reagoi ndaj këtij veprimi duke sulmuar infrastrukturën digjitale shqiptare dhe sistemin e shërbimeve online të ndërtuar ndër vite.






