TRAJNERI NDONSE FIRMOSI TEK MAMURRASI LARGOHET ME MIRËKUPTIM. Samuel Nikaj do të jetë trajneri i ri i Tërbunit të Pukës që këtë vit ka marrë pjesë për herë të parë në kategorinë Superiore. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri shkodran i cili pak ditë më parë kishte firmosur për ekipin e Mamurrasit, por me mirëkuptim ka lëvizur drejt Pukës. Ndërkohë, Nikaj ka folur dhe për ekipin e tij të ri e synimet që ai do të ketë në superiore.

Përsa i përket skuadrës, Nikaj pasi të fillojë dhe punën e të arrijë akordet me drejtuesit, do të hyjë më pas në merkato. Ndërkohë që punimet për rikonstruksionin e stadiumit siç mësohet kanë nisur, kjo pasi Federata Shqiptare e Futbollit kërkon disa kushte shtesë për tu zhvilluar ndeshjet e kategorisë superiore. Samuel Nikaj tashmë do të fillojë karrierën e tij si trajner në kategorinë superiore, ku sezonin e kaluar drejtoi Mamurrasin në kategorinë e parë por në Superligë ka drejtuar dhe Vllazninë.