Në edicionin e 67 të festivalit “Sanremo” ishte pikërisht kantautori toskan Francesco Gabbani që rrëmbeu cmimn e parë me këngën “Occidentali’s karma” duke lënë në vendin e dytë Mannoia “Che sia benedetta” dhe në vendin e tretë Ermal Meta me “ Vietato morire”.

Në këtë edicion të 67 të këtij festivali të njohur në mbarë botën nuk kanë munguar emrat e njohur të muzikës italiane si Gigi d’Alessio, Al bano, Ron etj ku janë eleminuar një natë më parë duke ju lënë rrugën e lirë këngëtarëve të rinj të këtij edicioni. Por “Sanremo 2017” përvec se ishte një festival mjaft interesant, surprizues kanë qënë edhe të ftuarit e nderit të cilët janë emra të njohur në mbarë botën si Luciano Pavarotti dhe Zucchero. E vecanta e këtij edicioni të 67 të “Sanremo” ishin edhe cifti Maria De Filipi dhe Maurizion Costanza duke e bërë mjaft të këndshme me batutat e tyre gjatë këtij spektakli.