Një vendim i gjykatës së Strasburgut jo vetëm se ka hedhur poshte ligjin e ri për pronat të qeverisë shqiptare por edhe i ka dhënë të drejtë disa pronarëve të cilët përfitojnë 6 milion euro me vetëm një vendim.

Pedagogu i fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës Peter Saraçi sqaron se kjo është një vazhdimësi dhe se gjithnjë do t’i jepet të drejtë pronarëve dhe jo çmimeve qesharake që ka vendosur qeveria për pronat. Deklaratën e kryeministrit Rama se ka një pakt me gjykatën e Strasburgut, Saraçi e quan të pavërtetë. Pasi një vendim pozitiv që njeh pronën merr formë të prerë, atëherë pronarët kanë të drejtë të ankimojnë vetëm brenda 30 ditëve gjë të cilën një pjesë e madhe nuk e dinë. Në gjykatën e Strasburgut mund të ankimohet brenda 6 muajve pas vendimit. Shumat e vetë shtetit shqiptar në fillim për vitet 93-94, nga një studim i pedagogut Saraçi shkojnë në 74 milion euro ndërsa vetëm Shkodra ka 7 milion euro ndërsa ligji i ri vlerëson pronat me çmimet e viteve 45’ kur janë konfiskuar nga shteti monist.

Artikulli paraprakGJUHA E HUAJ, MATURANTËT E SHKODRËS REZULTATE TË SHKËLQYERA
Artikulli tjetërPRODHIMI I BIMËVE MEDICINALE I KËNAQSHËM KRAHASUAR ME VITIN E KALUAR