“Ajo që po shohim është një dramë e përmasave të mëdha. Hektarë të tërë janë shkrumbuar, shekuj të historisë mjedisore dhe peizazhe tashmë të ‘fshira'”, kështu e përshkroi Presidenti i Rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, situatë e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë provincën e Oristanos.

“Nuk është ende e mundur të bëhet një vlerësim i saktë i dëmit. Unë do t’i kërkoj Draghit që një pjesë e fondit për projektin kombëtar të rimëkëmbjes të ndahet menjëherë në një projekt të madh ripyllëzimi që do të shërojë këto plagë të tmerrshme”, shtoi ai.

Deri më tani 1500 njerëz janë zhvendosur dhe mbi 20 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët.

7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë, janë në terren duke luftuar me flakët, ndërsa po ashtu Franca dhe Greqia kanë dërgua nga dy helikopterë secili për të ndihmuar vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.