Sekuestrohen sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit. Burime pranë policisë thanë se sasia e kokainës së kapur brenda një kamioni është gjysmë ton.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit në terminal i cili vinte nga porti i Barit. Dyshohet se droga vinte nga Kolumbia.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit dhe po heton në bashëpunim me autoritetet italiane, për persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria në drejtim të perëndimit.

Artikulli paraprakQARKU I KORÇËS “MBËRTHEHET” NGA NGRICAT, TEMPERATURAT DERI NË -10 GRADË
Artikulli tjetër“MJEKE E RRALLË DHE ME ZEMËR PËR DEMOKRACI”, LAMTUMIRA E FUNDIT PËR ISH-DEPUTETEN E PD