Banoret e fshatit Krahtul ne komunen Postribe organizuan  nje tjeter  proteste paqesore kunder punimeve qe po kryen firma kontraktuese italiane ne kete zone me qellim ndertimin e nje guroreje.

I pranishem per te mbeshtetur kete revolte ishte ambientalisti Sazan Guri I cili u njoh nga afer me katastrofen mjedisore sic e quajti ai kete nderhyrje.Ambientalisti Guri kerkoi qe te mos dhunohen  nga shperthimet dhe dinamiti pronat dhe banesat e ketij fshati pasi firma nuk po zbaton rregullin paresor te 500 metrave larg qendrave te banimit. 

BANORËT: BANESAT NË RREZIK NGA SHPËRTHIMET E MUNDSHME

Ambientalisti Guri siguroi banoret se kjo ceshtje do te dergohet ne dyert me te larta te qeverise.

Pak kohe me pare Banorët e Postribës në Shkodër  bllokuan  rrugën në shenjë proteste ndaj punimeve që kryen firma italiane e cila sipas ketyre familjeve pervec kalase kerkon te shfrytezoje mermerin qe ndodhet disa metra me tutje. Sic dihet kalaja e Krahtulit eshte nje vlere e radhe historike  dhe mesa duket nuk ka mjaftuar as peticioni me 261 firma te rreth 1500 banoreve te kesaj zone.