Në ditën botërore kundër korrupsionit, Piero Scutari, president i sekretariatit të deklaratës “Premtim për Paqe” në Bruksel thotë se korrupsioni nuk është një problem vetëm i shqiptarëve por natyrisht që ndikon negativisht në zhvillimin e një vendi të brishtë si Shqipëria dhe thotë se korrupsioni vjen nga injoranca dhe ata që nuk duan integrimin e shtetit.

Scutari, një njohës i mirë i politikës dhe situatës në Shqipëri duke qenë se ka punuar në këtë vend që nga vitet 80’, ende pa ardhur demokracia thotë se në shtetet e tjera janë vetë njerëzit që nuk lejojnë korrupsionin tek qeveritarët apo ata që drejtojnë dhe lë të kuptohet se në Shqipëri është e kundërta. Për Piero Scutarin, një arbëresh me origjinë, sot një zyrtar i lartë në Bruksel thotë se tashmë edhe shqiptarët duhet të ndryshojnë kulturën e politikbërjes për të qenë sa më pranë familjes së madhe të Bashkimit Europian.