Federata dhe Bashkia Lezhë do të mbështesin futbollin amator dhe profesionist me investime në infrastrukturë dhe aktivitete sportive. Konfirmimi ka ardhur gjatë një takimi të përbashkët të organizuar në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Lezhë, ku ishin të pranishëm të gjithë aktorët, bashke me Presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.Fokusi kryesor do të jetë tek ekipi i Besëlidhjes, i cili arriti të dalë në Kategorinë e Parë, por edhe tek ekipet e grupmoshave, të cilat po nxjerrin çdo vit profesionistë në futboll.
Presidenti i ekipit të Besëlidhjes, Pjerin Fushaj, tha se objektivi është ngjitja në Superligë, por kërkoi mbështetje sa i përket infrastrukturës sportive, e cila ka probleme. Ndërsa drejtuesi i Shoqatës Rajonale të Futbollit, Kristjan Gjidodaj, tha se Lezha ka prodhuar numrin më të lartë të futbollistëve në vend në raport me numrin e popullsisë.
Ky bashkëpunim mes institucioneve dhe aktorëve të sportit pas suksesit te arritur nga Beswlidhja gjatw sezonit qe u mbyll shihet si një hap pozitiv për rikthimin e Lezhës në nivele më të larta të futbollit shqiptar, duke u mbështetur në traditën e saj të hershme në këtë disiplinë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“MIRËQENIA FILLON NGA FAMILJA” KONFERENCË NË SHKODËR
Artikulli tjetërVAU I DEJËS HAP SEZONIN TURISTIK