Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Mësohet se mbledhja ka zgjatur përreth një orë dhe temë kryesore e diskutimit ka qenë seanca nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.

Në seancë plenare, e cila pritet të jetë maratonë, çdo deputetë do të ketë mundësi të flasë 10 minuta, ndërsa siç mëson gazetari Stafa, PD do ta përqendrojë diskutimin te tri çështje kryesore, si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, që siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar.

Gjithashtu, raportohet se burime brenda selisë blu kanë bërë të ditur se nesër nuk do të ketë bojkot në Kuvend nga Partia Demokratike, e cila ka vendosur të qëndrojë në sallë gjatë gjithë seancës.