NË GJKKO mbahet sot seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët. Veliaj u shoqërua nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO me furgon policie, ndërkohë që Xoxa që ndodhet në arrest shtëpie u shoqërua nga dy policë. Ndërkohë, mbështetës të kryebashkiakut janë mbledhur te Gjykata për përkrahjen morale ndaj Erion Veliajt.

Për verifikim mase do paraqiten edhe 4 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Si edhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule. Ndërkohë, masa nuk është ekzekutuar për biznesmenin Sokol Kryeziu, pasi ndodhet jashtë shtetit.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE TEMPERATURA DERI NË 16 GRADË…PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërBECI TAKIM ME KOMPOZITORIN BARDHYL HYSA NË 65-VJETORIN E LINDJES: KONTRIBUTI I TIJ NDËR VITE I PAZËVENDËSUESHËM