
Organizata Alternativa Studentore e përbërë nga studentë të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër i janë përgjigjur sërish nevojës së spitalit rajonal të Shkodrës për të dhuruar gjak.
Në një prej sallave të universitetit të Shkodrësu u improvizua këndi i dhurimit të gjakut, ndërsa organizatorët treguan edhe nevojën që ka ky spital për sa më shumë dhurues.
Sakaq edhe vetë studentët ndihen më të vlefshëm për shoqërinë me këtë dhurim gjaku dhe apelojnë bashkë moshatarët e tyre që të dhurojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë






