
“Zitti E Buoni” kënga fituese nga “Maneskin” çoi ‘Eurovisionin” këtë vit në Itali, ndërsa skenën do ta ‘pushtojë’ e para Ronela Hajati. Nuk është një “sekret” që me energjinë e saj dhe potencën Ronela do të ‘vjedhë’ zemrat e evropianëve.
Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i ‘Eurovizionit” ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë.
Pas 17 këngëve nga gjysmëfinalja e parë, do të shfaqet një pamje paraprake 1 minutëshe e dy prej pesë vendeve të parakualifikuara: Franca dhe Italia . Këto pamje paraprake janë regjistruar dje në provat e jurisë.
Shfaqja fillon në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Mikpritësit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.Kujtojmë se Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.






