Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, ka qenë në qytetin e Shkodrës për të ndjekur nga afër gjendjen e futbollistit të Vlaznisë Erdenis Gurishta, i cili në takimin e të shtunës Vllaznia -Laçi, gjatë një dyluftimi, u dëmtua rëndë duke u shtruar ne spitalin e Shkodres.

Ardhja e Shulkut në Shkodër është bërë e ditur edhe përmes faqes zyrtare të FSHF. Gjithcka ka ndodhur në ndeshjen e të shtunës ku Vllaznia ka barazuar me Laçin 0-0 në stadiumin “Reshit Rusi” dhe futbollisti shkodran eshte demtuar duke humbur ndjenjat. Gjatë kësaj vizite, Sekretari Shulku ka kontaktuar me mjekët e spitalit dhe është interesuar për gjendjen e futbollistit. Ai ka patur edhe një takim, me familjarët e lojtarit, duke i dhënë atyre kurajë për të përballuar këtë tronditje që ka lidhje me gjendjen e rëndë të djalit të tyre. Shulku ka deklaruar mbështetje maksimale dhe garancinë që Federata Shqiptare e Futbollit, merr përsipërpër gjithçka që ka lidhje me rikthimin në normalitet të gjendjes shëndetësore të Erdenisit. “Unë jam këtu për t’ ju përcjellë mbështetetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit Armand Duka, në lidhje me ecurinë e shëndetit të Erdenis Gurishtës. Mbështesim mjekët në përpjekjet e tyre dhe lusim Zotin që shumë shpjejt, gjendje e tij të jetë sa më pozitive. Jam këtu, për të dhënë mbështetjen morale dhe për të garantuar, se FSHF është e gatshme që të garantojë financiarisht, çdo iniciativë për t’i ndryshuar gjendjen e futbollistit dhe anëtarit të familjes tonë futbollistike” – deklaroi Sekretari Ilir Shulku për Ueb-in zyrtar të FSHF. Shulku shoqërohej nga shefi i sektorit të Garave Lusin Nurishmi ndërkohë që është takuar edhe me drejtuesit e Vllaznisë duke dhënë mbështetjen e tij për Gurishtën në këto moment të vështira që po kalon.